Sherbimet Stafi Mjekesor Testimoniale Blog Kontakt Rezervo Viziten

Ekipi Yne

Stafi i Klinikes

Mjeke te specializuar me pervoje nderkombtare, te perkushtuar ndaj shendetit dhe mireqenies suaj.

Profesionistet tane

Njihuni me Ekipin

A
Dr. Genta Dedej
Drejtuese e klinikës

Mjeke Laboratori

Dr. Genta Dedej

Dr. Genta Dedej Mjeke specialiste laboratori biokimik- klinik - imunologjik. Me mbi dy dekada përvojë të konsoliduar, ajo ka ndërtuar një profil profesional të bazuar në saktësi shkencore, integritet mjekësor dhe interpretim të thelluar klinik. Çdo analizë që kalon në duart e saj nuk është thjesht një rezultat, por një mesazh i koduar i organizmit, i lexuar me ekspertizë dhe përgjegjësi maksimale. Filozofia e saj është e qartë: diagnoza e saktë nuk është rastësi — është rezultat i disiplinës, përvojës dhe inteligjencës mjekësore. Nën drejtimin e saj, laboratori funksionon si një strukturë elitare ku teknologjia moderne bashkohet me gjykimin klinik, duke garantuar një nivel të lartë besimi për pacientët që kërkojnë më shumë se një shërbim standard dhe siguri. Dr. Genta Dedej ka dhënë një kontribut të cmuar si drejtuese e shërbimit laboratorik në spitalin universitar Koco Gliozheni për më shumë se 10 vite , dhe njëkohësisht është drejtuese teknike e klinikës Vera -VIRHOV prej më shumë se dy dekadash.

R
Dr. Moza Keta
Gjinekologji

Gjinekologe

Dr. Moza Keta

Gjinekologe dr. Mimoza Keta eshte nje nga specialistet e mirenjohura ne fushen e obstetrike- gjinekologjise ne Shqiperi, ajo i takon plejades se mjekeve te nderuar qe i kane sherbyer grave per problematikat qe lidhen me shendetin riprodhues. Dr. Mimoza Keta eshte ekperte ne problematikat qe lidhen me infeksionet seksualisht te transmetueshme, crregullimet hormonale, ovari polikistik etj. Dr. Mimoza ofron sherbim cdo dite prane klinikes Vera-VIRHOV.

B
Dr. Teuta Neli
Pediatri

Pediatre

Dr.Teuta Neli

  • Pediatre dr.Teuta Neli E specializuar per te gjitha moshat nga i porsalinduri dhe deri ne 15 vjec. Dr. Teuta Neli ofron çdo ditë në Klinikën Vera–VIRHOV:
  • Konsulta pediatrike për fëmijë nga lindja deri në adoleshencë
  • Vizita për viroza, temperaturë, kollë dhe infeksione respiratore
  • Diagnostikim dhe trajtim të infeksioneve bakteriale (tonsilit, faringit, otit, etj.)
  • Ndjekje të rritjes dhe zhvillimit të fëmijës
  • Këshillim për ushqyerjen e foshnjave dhe fëmijëve
  • Vlerësim dhe trajtim të alergjive dhe problemeve të zakonshme pediatrike
  • Interpretim të analizave laboratorike dhe orientim për ekzaminime të mëtejshme kur nevojiten
  • ⁠E specializuar ne diagnostikimin dhe trajtimin e ethes reumatoide tek femijet

  • F
    Dr. Fatbardha Myslimaj Xhani
    Psikiatri

    Mjeke Psikiatre

    Dr. Fatbardha Myslimaj Xhani

    Dr. Fatbardha Myslimaj Xhani është mjeke psikiatre me eksperiencë të gjatë profesionale, e përkushtuar në vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e problematikave të shëndetit mendor.

    Pranë Klinikës VIRHOV, ajo ofron konsulta për ankthin, depresionin, çrregullimet e gjumit, krizat e panikut, stresin, çrregullimet e humorit, si edhe problematika emocionale që mund të shfaqen në periudha të ndryshme të jetës.

    Me profesionalizëm, empati dhe respekt për individualitetin e çdo pacienti, Dr. Xhani krijon një hapësirë të sigurt për të folur, për t’u kuptuar dhe për të marrë ndihmën e duhur.

    M
    Dr. Meri Papajani
    Neurologji

    Neurologe

    Dr. Meri Papajani

    Dr. Meri Papajani është mjeke neurologe, e përkushtuar në diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e pacientëve me problematika të sistemit nervor.

    Pranë Klinikës VIRHOV, Dr. Papajani ofron konsulta neurologjike për pacientë që paraqesin dhimbje koke dhe migrenë, marramendje, çrregullime të ekuilibrit, mpirje dhe dobësi të gjymtyrëve, tremor, çrregullime të kujtesës, neuropati, si edhe problematika të tjera neurologjike.

    Me një komunikim të kujdesshëm dhe qasje profesionale ndaj çdo pacienti, vlerësimi neurologjik synon jo vetëm trajtimin e simptomave, por edhe identifikimin sa më të saktë të shkakut të tyre.

    G
    Dr. Gentian Caco
    Kirurgji Vaskulare

    Kirurg Vaskular

    Dr. Gentian Caco

    Dr. Gentian Caco është mjek specialist kirurg vaskular, me eksperiencë në diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e sëmundjeve të sistemit venoz dhe arterial. Ai ofron konsulta të specializuara për problematika si variçet, insuficienca venoze, trombozat, çrregullimet e qarkullimit të gjakut dhe patologjitë vaskulare, duke orientuar pacientin drejt trajtimit më të përshtatshëm.

    Pranë Klinikës VIRHOV, Dr. Gentian Caco ofron konsultë dhe vlerësim të specializuar vaskular.

    E
    Dr. Elton Qeli
    Kardiologji

    Kardiolog

    Dr. Elton Qeli

    Kardiolog dr. Elton Qeli është një nga kardiologët e mirënjohur për problematikat e sëmundjeve të zemrës si: Hipertensioni arterial, Aritmitë, ishemia , infarkti etj. Dr. Elton Qeli ofron konsulta çdo ditë pranë klinikës Vera-VIRHOV

    F
    Dr. Ermira Goxha
    Pediatri

    Infeksioniste

    Dr.Ermira Goxha

    Dr. Ermira Goxha - infeksioniste per femije dhe te rritur me shume vite eksperience ne trajtimin e semundjeve infektive te ndryshme

    R
    Logopede Rea Yzeiraj
    Logopedi

    Logopede

    Rea Yzeiraj

    Pranë Klinikës VIRHOV, Logopede Rea Yzeiraj ofron vlerësim dhe terapi logopedike të individualizuar për fëmijë dhe të rritur, me fokus në zhvillimin dhe përmirësimin e të folurit, gjuhës dhe komunikimit.

    Shërbimet përfshijnë:

    • Vlerësim logopedik
    • Vonesa në zhvillimin e të folurit dhe gjuhës
    • Vështirësi në shqiptimin e tingujve
    • Çrregullime të artikulimit
    • Belbëzim dhe çrregullime të rrjedhshmërisë
    • Çrregullime të zërit
    • Vështirësi në komunikim dhe ndërveprim
    • Çrregullime të gjuhës receptive dhe ekspresive
    • Vështirësi në lexim dhe shkrim
    • Disleksi dhe vështirësi në të nxënë
    • Terapi logopedike individuale
    • Këshillim dhe orientim për prindërit
    • Rehabilitim i të folurit dhe gjuhës tek të rriturit
    💬 Na shkruani